LAJMI I FUNDIT:

Specifikat e plota të Huawei P30 detajohen në faqen e kompanisë

Specifikat e plota të Huawei P30 detajohen në faqen e kompanisë

Huawei nuk po pushon së promovuari P30, telefonin e ardhshëm të tyre që do të zbulohet javën e ardhshme.

Dje, Evan Blass vërejti një ngjarje të publikuar në faqen e internetit të Huawei që u postua në fillim të së hënës (siç u tha nga 9to5Google), duke konfirmuar thashethemet se telefoni do të shfaq një kuadrat kamerash dhe do të përfshij modalitet të ri videoje “me pamje të dyfishtë”.

Ky modalitet, për të cilin faqja thotë se do të jetë në dispozicion pas lansimit në një përditësim, është detaji më interesant i ri nga faqja.

Ajo sugjeron që ju do të jeni në gjendje të përdorni dy nga kamerat e telefonit me katër kamera – lentin primar dhe lenten e zmadhimit – njëkohësisht, duke ju mundësuar të shihni një pamje të ngushtë dhe kënd të gjerë në të njëjtën kohë.

Kjo potencialisht do ta bëjë shumë më të lehtë filmimin e objekteve që lëvizin me shpejtësi në distancë, ku është shumë e lehtë të humbasësh lokacionin e tyre.

Për më shumë, faqja konfirmon pjesën më të madhe të informacionit që kemi dëgjuar për linjën kuadratore të pajisjes.

Kohët e fundit kemi parë këtë të detajuar, së bashku me specifika të tjera të telefonit, në një rrjedhje javën e kaluar, dhe përbëhet nga një sensor kryesor 40 megapiksel, i rrethuar nga një lente zmadhimi 10x dhe një lente me kënd ultra të gjerë.

Së fundi, faqja gjithashtu konfirmon ekzistencën e orës së mençur Huawei Watch GT Active. Megjithatë, nuk jep shumë detaje jashtë emrit të pajisjes.

Të gjitha do të shpallen zyrtarisht javën e ardhshme më 26 mars, kur Huawei pritet të njoftojë dy P30 dhe P30 Pro, në një ngjarje në Paris. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori