LAJMI I FUNDIT:

Specifikat e MSI GS77 Stealth

Specifikat e MSI GS77 Stealth

SI GS77 Stealth ka kohë që ka qenë opsion i “lëvizshëm” në mes të serisë elite të laptopëve të lojërave MSI, dhe ndërsa me laptopin e vitit të kaluar kishte hezitime për këtë fakt, GS77 i këtij viti me trashësi prej 0.79 inç dhe peshë prej 2.79 kilogramëve e konfirmon faktin se ky model po merr kahje tjetër.

Ky laptop është i madh, i trashë dhe i rëndë, dhe përderisa nuk i ka shiritat e dritës dhe rrjetat me LED që kanë laptopët e tjerë të lojërave, tastiera e saj RGB e bënë të qartë se ky laptop mbetet më lartë në krahasim me laptopët e tjerë të lojërave.


Kjo nuk është domosdoshmërisht një goditje e madhe ndaj pajisjes, GS76 ishte i lehtë, dhe GS77 e ka rikthyer serinë Stealth në linjën e tregut të laptopëve me ekren 17 inç, përcjell Telegrafi.

Tani peshon pak më shumë se Razer Blade 17 dhe Asus Zephyrus S17, dhe ka pothuajse të njëjtën peshë me laptopin më të fuqishëm të MSI, GE76 Raider.

The Verge shkruan se modelin që ata e morën për testim, kishte të përfshirë 12th Gen Core i7-12900H –një nga çipat më të fuqishëm të Intel, i bërë bashkë me Nvidia RTX 3070 Ti, 32 GB RAM memorie dhe hapësirë prej 1TB, të gjitha këto që i japin fuqi ekranit 240HZ QHD.

Avantazhi primar që Stealth e ka tani është çmimi i saj. Siç shkruan The Verge, modeli që ata e morën për testim ka çmim prej 2.844 eurove.

MSI GS77 Stealth ka ruajtur përparësitë e modeleve të kaluara. Ka një gamë të mirë të portave hyrëse duke përfshirë dy porta për USB-C, dy për USB-A, portën hyrëse për kufje, HDMI, ethernet dhe një lexues për SD kartë. /Telegrafi/