Në Kuvendin e Kosovës kanë arritur kërkesa të shumta prej familjarëve të civilëve të masakruar në masakra të ndryshme nga regjimi serb në Kosovë.
Familjarët e martirëve, në mënyrë të organizuar, kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ndryshojnë Ligjin për Gjykatën Speciale, duke mundësuar që kjo gjykatë të merret edhe me përgjegjësit e krimeve serbe, si dhe ta kushtëzojnë dialogun me Serbinë, deri sa Serbia të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale për krimet që paramilitarët dhe ushtria serbe i kanë kryer në Kosovë, transmeton KosovaPress.
KosovaPress ka siguruar disa prej këtyre letrave, por kërkesa të ngjashme për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale kanë bërë edhe familjarët e të masakruarve të familjes Delijaj në Abri, ata të masakrës së Rezallës, të masakrës së Reçakut, të masakrës së Hallaqit dhe shumë masakrave të tjera të kryera në Kosovë nga forcat paramilitare dhe ushtria e Serbisë.
Këto kërkesa i drejtohen kryeparlamentarit Veseli dhe Kuvendit të Kosovës, por aty përfshihen edhe krerët e shtetit, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa.
Familjarët e viktimave të regjimit serb në Kosovë shprehen të zhgënjyer me UNMIK-un dhe EULEX-in dhe thonë se u janë shuar shpresat se ndonjëherë do të vihet drejtësia për familjarët e tyre të vrarë dhe masakruar nga forcat serbe.
”Institucionet tona deri më sot kanë neglizhuar me këtë çështje, për krimet e bëra nga aparati serb. Deri tash nuk u ngritën zërat as nga presidenti z. Thaçi, as nga kryeministri z. Mustafa. Parlamenti votoi Specialen për ndjekjen e çlirimtarëve dhe të masakruarit e popullit të vet i kujton në heshtje. Në heshtje 18 vjet i kaluan edhe partitë politike për krimet e bëra në Kosovë, por heshtja juaj po na vret”, thuhet ndër të tjera në disa prej këtyre letrave, raporton KP.
Kërkesa e parë e tyre për Kuvendin e Kosovës është që ta ndryshojë Ligjin për Gjykatën Speciale, duke mundësuar që përgjegjësit e strukturave të Serbisë për këto masakra dhe masakrat e tjera të kryera në Kosovë të gjykohen në Gjykatën Speciale.
Kërkesa e dytë i adresohet kryeparlamentarit Veseli dhe prej tij kërkohet që ta inicioj dhe t’i përfshijë në rendin e ditës këto kërkesa të tyre për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke i hedhur në votim në Kuvendin e Kosovës.
Kurse, kërkesa e tretë i adresohet sërish Kuvendit të Kosovës dhe kërkohet prej deputetëve që të marrin vendim detyrues dhe ta kushtëzojnë dialogun me Serbinë, deri sa Serbia të pranojë që të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale për Kosovën dhe t’i dërgojë përgjegjësit serbë të masakrave gjatë luftës 1998-1999 para drejtësisë po në këtë gjykatë.
Para disa javësh, me kërkesa përafërsisht të ngjashme, në mjetet e informimit kishte qarkulluar edhe një letër publike e shoqatës “Familja dhe Shpresa” nga Klina lidhur me Gjykatën Speciale për Kosovën.
Kuvendi i Kosovës e ka themeluar Gjykatën Speciale për të dëshmuar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe që Kosova nuk ka kryer krime.
Gjykata Speciale funksionon sipas ligjeve të Kosovës dhe autoritetet kanë paraparë edhe mbrojtje dhe mbështetje për të gjithë ata që do të akuzohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak