Mbrojtja e ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, javë më parë kishte kërkuar që ai të lirohet për dy javë, nën mbikëqyrje, që të kalojë pak kohë me familjen e tij.
Një kërkesë e tillë është refuzuar nga Trupi Gjykues në Hagë. Kjo pasi identitetet e dëshmitarëve i janë bërë të ditur tashmë mbrojtjes së Krasniqit dhe se sipas tyre duhet të shmanget çdo rrezik eventual për të kryer krime.
“Në vendimin e tij të datës 17 korrik 2023, Trupi Gjykues refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm dhe urdhëron vazhdimin e paraburgimit të z.Krasniqi. Në arsyetimin e tij, trupi gjykues thekson faktin se gjykimi në këtë rast ka filluar, se mbrojtjes së Krasniqit i janë bërë të ditur identitetet e dëshmitarëve të ndjeshëm, dhe se për këtë arsye duhet të shmanget çdo rrezik i kryerjes së mëtutjeshme të krimeve”, ka thënë për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep.
“Paneli konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Krasniqi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të Gjykatës Speciale dhe rrezik që ai të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë dëshmi në rastin dhe/ose duhet të paraqiten para Gjykatës. Paneli konstatoi se vetëm përmes kornizës së monitorimit të komunikimit të aplikueshme në objektet e paraburgimit të Gjykatës Speciale komunikimet e z. Krasniqi mund të kufizohen në një mënyrë që do të zbuste mjaftueshëm rreziqet e pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme dhe arriti në përfundimin se natyra e kufizuar përkohësisht e një lirimi prej dy javësh nuk do ta ndryshonte këtë përfundim”, ka vijuar ajo.
Venkateswari Alagendra, avokatja e Jakup Krasniqit, përmes një kërkese ka thënë se klienti i saj është në paraburgim që 2 vite e 8 muaj, duke theksuar se është një periudhë mjaftë e gjatë, dhe sipas saj Krasniqi nuk paraqet rrezik për tu arratisur ose për të penguar në procedurat gjyqësore.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit, ka filluar nga data 3 prill 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasnqi janë deklaruar të pafajshëm. Ata po mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak