LAJMI I FUNDIT:

Specialja përmendi vrasjet për bindje politike, Shukri Buja: Në zonën time kam pasur edhe eprorë të FARK-ut

Specialja përmendi vrasjet për bindje politike, Shukri Buja: Në zonën time kam pasur edhe eprorë të FARK-ut

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja është shprehur i shqetësuar që në aktakuzën e Gjykatës Speciale është bërë edhe ndarje në baza fetare në Kosovë.

“Neve na ka brengosur shumë ky pretendim e që mund të ketë qenë pa vetëdije, por Serbia me vite është përpjekur që luftën tonë ta paraqes si luftë të fundamentalizmit islamik”.


Buja në “Debat Plus”, thotë se aktakuza e Speciales është shqetësuese pasi që përmendet “ndërmarrja e përbashkët kriminale”.

“Ne kemi mundur të quhemi si ndërmarrje e përbashkët për lirimin e Kosovës, por jo ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Ish-komandanti i UÇK-së thotë se në zonën ku ai ka qenë komandant ai ka pasur njerëz të konfesioneve të ndryshme fetare dhe njerëz me bindje të ndryshme politike

“Kam pasur njerëz të bindjeve të ndryshme politike eprori Migjeni ka qenë zogist. Ai është gjallë dhe mund ta konfirmojë këtë gjë. Ka pasur eprorë të LDK-së. Ka pasur eprorë që kanë ardhur nga FARK-u nga Shqipëria…Vrasje siç pretendohet për bindje politike [nuk ka pasur]. Vëllai im ka qenë në LDK. Unë vet kam qenë udhëheqës i Formumit Rinorë të LDK-së në Lipjan…Ne nuk kemi pasur luftë për bindje politike”, shtoi ai, në RTV Dukagjini.

Buja thotë edhe shumë ushtarë të UÇK-së ishin viktima të vrasjeve pas luftës.

Ish-komandanti i UÇK-së thotë se familjarët e viktimave që dëshmojnë në Speciale nuk mund të quhen tradhtarë.

“Ata i kanë familjarë…Por nuk duhet të bazohen nga thash e theme politike”, tha ndër të tjera Shukri Buja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori