LAJMI I FUNDIT:

Speca me domate dhe gjizë – recetë nga blogerja e njohur shqiptare

Speca me domate dhe gjizë – recetë nga blogerja e njohur shqiptare

“Po i shfrytëzojmë specat edhe pak ditë, herë me ajkë e herë me domate”, thotë blogerja e njohur shqiptare, meJehonën në postimin e saj të recetës së shijshme të specave me domate dhe gjizë.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka sjell këtë recetë super të shijshme, e të cilën e ka kombinuar me bukëza integrale “Brotchen”.

Përbërësit:

– Speca jeshilë
– Vaj dhe kripë
– Domate të copëtuara
– Hudhra të grira
– Gjizë

Përgatitja:

Specat e pjekur e të qëruar i fërgoni me vaj në të dy anët dhe i vendosni mënjanë.

Në tiganin e njëjtë, i hidhni domatet e copëtuara dhe i zieni derisa të shtirret lëngu. Aty i shtoni hudhrën, kripën dhe gjizën.

Pastaj sipër i hidhni specat e fërguar më parë.

Për këtë recetë s’keni nevojë as për thika as për pirunë, mjafton t’i hani me bukëzat e nxehta integrale.

View this post on Instagram

S’na u dashtën as lugët as pirunjët 😍 #ad #sponsored #interexks Po i shftytzojmë specat edhe pak ditë herë me ajkë e herë me domate. Bukëzat integrale janë gjysëm të gatshme, ju duhet vec ti piqni për 8-10 minuta👌🏻 Speca me domate dhe gjizë Përbërësit: Speca jeshile Vaj, kripë Domate, të coptuara Hudhra, të grira Gjizë #cottagecheese Përgaditja: Specat e pjekura e të qeruara i fërgoni me vaj në të dy anët; largojini mënjëanë. •Në tiganin e njejtë hidhni domatet e coptuara ( unë i kam qëruar), zijini derisa të shtjerret lëngu. Shtoni hudhrat, kripën dhe gjizën. •Sipër hidhni specat e fërguara më parë Shoqrojini me bukëzat e nxehta😊

A post shared by Cooking & Pilates (@me_jehonen) on Sep 15, 2020 at 8:20am PDT

Ku gjendet dhe cilat janë karakteristikat e bukës Brotchen?

Bukën Brotchen mund ta gjeni ekskluzivisht në rrjetin e supermarketeve INTEREX dhe është në kuadër të brendit francez Bonjour, e cila ka një çmim të volitshëm.

Përveç bukës së bardhë, ju në INTEREX mund ta gjeni edhe Integral Brotchen, e cila piqet brenda 10 minutave dhe është shumë e shëndetshme.

Artikull i sponzorizuar