Gjendja e sigurisë në rajonin që përfshihet nën kompetencën e Sektorit të punëve të brendshme të Ohrit për vitin 2016 konsiderohet si stabile dhe e qetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit vjetor të SPB të Ohrit, në vitin e kaluar në vendbanimet Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër, janë regjistruar gjithsej 1564 vepra penale të kryera nga 902 persona, ndërkaq janë ngritur 866 kallëzime penale. Krahasuar me vitin 2015, ka një ulje prej 16% të padive penale.


Sa i përket sigurisë në komunikacion, në vitin 2016 në këtë rajon ka patur 751 aksidente komunikacioni, ku ka patur 24 të vdekur dhe 83 të lënduar rëndë, ndërkaq 452 të tjerë janë lënduar lehtë. Edhe në aksidente, viti 2016 ka patur më pak raste se sa viti 2015./Telegrafi/