Spasovski: Nuk do të lejojmë të hapet korridor i ri për hyrjen e refugjatëve
Sot në pikën kufitare Novo Sellë-Zlatarev u mbajt takimi i ministrave të brendshëm dhe të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski dhe Zoran Jolevski dhe ministrave të brendshëm dhe të mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë Rumjana Bachvarova dhe Nikolai Nençev.
Ministrat shkëmbyen informata dhe përvoja me njëri-tjetrin dhe ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin për të lehtësuar trajtimin e problemit të emigrantëve, transmeton TetovaSot.
”Ky është një takim shumë i rëndësishëm, sepse këto ministri janë drejtpërdrejt përgjegjës për t’u marrë me krizën e refugjatëve. Kjo krizë po fiton vrull dita ditës dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të dërguar një mesazh për qytetarët e dy vendeve se jemi të vendosur për t’u marrë me krizën. Kjo krizë mund të tejkalohet vetëm nëse ne kemi vendime të mençura të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe koordinim më të mirë mes vendeve fqinje të rajonit. Ne do të thellojmë bashkëpunimit tonë dhe të bëjmë gjithçka çka është e mundur për kontrolle të përbashkëta në kufijtë e Maqedonisë dhe Bullgarisë për të mos lejuar që hapet korridor i ri për hyrjen e refugjatëve”, tha ministri Spasovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron