LAJMI I FUNDIT:

Spasovski në Uashington: MPB i zbatoi me sukses të gjitha projektet e programit ICITAP të SHBA-së, partneriteti strategjik vazhdon

Spasovski në Uashington: MPB i zbatoi me sukses të gjitha projektet e programit ICITAP të SHBA-së, partneriteti strategjik vazhdon

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit të tij të punës në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takua me zëvendës ndihmësin e Prokurorit Publik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brus Shvarc dhe drejtorin ekzekutiv të ICITAP, Gregori Dackt, në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftuan sot nga MPB.

Duke theksuar se drejtësia dhe siguria e brendshme janë shtylla të çdo shoqërie të qëndrueshme demokratike, Spasovski theksoi se në këtë pjesë mbështetja nga SHBA-ve ka një rëndësi të madhe.


“Në këtë rrugëtim për Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbështetja dhe bashkëpunimi me Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht përmes ICITAP – Programi Ndërkombëtar për Trajnim dhe Asistencë në Hetimet Kriminale, janë të një rëndësie vendimtare në përpjekjet tona për ndërtimin e institucioneve policore të orientuara nga qytetarët”, theksoi Spasovski, duke përmendur disa nga projektet dhe donacionet e siguruara dhe trajnime, kurse të përgjithshme dhe të specializuara policore, për zyrtarët e lartë dhe drejtues të policisë, nëpunës të policisë patrulluese, si dhe personelin ndihmës, të punësuar në Byronë për Siguri Publike, kryesisht në krimin e organizuar, krimin kompjuterik dhe forenzikën digjitale.

Siç qëndron në kumtesën e MPB-së, Spasovski është falenderuar për donacionin për renovimin e një objekti policor në Shkup, e veçanërisht për realizimin e projektit për bartjen e kamerave mobile për nevojat e policisë së trafikut dhe kufirit. Ky projekt, theksoi ai, është shumë i rëndësishëm për ne si polici dhe MPB, e cila është shndërruar në një mekanizëm të njohur parandalues ​​në luftën kundër korrupsionit. Gjatë kësaj, ai e informoi Shvarcin për progresin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër korrupsionit.