Spanjollët i drejtohen të dielën qendrave të votimit ndërsa politiken mainstream e ka pushtuar frika e një rritje te ndjeshme të ekstremit të djathtë.
Këto janë zgjedhjet e treta të përgjithshme në Spanjë gjatë katër vjetësh dhe loja elektorale ka ndryshuar.
Përkrahja për Partinë Konservatore ka rënë, ndërsa socialistët, edhe pse janë në avantazh, nuk e kanë një mbështetje të qartë sa për të krijuar qeverinë. Podemos nga e majta dhe Ciudadanos nga e djathta, e kanë humbur edhe atë një pjesë të preferencës, ndërsa ekstremi i djathtë po shënon rritje.
Ngjitja e shpejtë e partisë nacionaliste Vox sakaq po shihet si një tërmet në skenën politike të vendit. Sondazhet parazgjedhore tregojnë se gati 4 në 10 zgjedhës ende nuk e kanë ndarë mendjen se kujt do t’ia japin votën e tyre.
Kriza e Katalonjës, duke nisur nga referendumi për pavarësi në 2017 e deri tek administrimi qendror i Madridit shkaktoi një çarje të thellë mes kampit të majtë dhe atij të djathtë; nëse anketimet rezultojnë të sakta, asnjëri prej tyre nuk mund të presë të sigurojë shumicën absolute.
Disa analistë vendas kane bindjen se çështja e Katalonjes do të jetë vendimtare në këto votime, dhe jo kriza ende ekzistuese e ekonomisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251