eksperti-banner

Njerëzit në Spanjën qendrore po ‘luftojnë’ pas një ftohti të pasuar nga reshjet e borës në fundjavë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zyrtarët i kanë paralajmëruar të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi.


Të paktën shtatë persona kanë vdekur si pasojë e motit – dy viktimat e fundit ishin njerëz të pastrehë në Barcelonë.

Bëhet e ditur se temperatura ra në minus 25 gradë Celsius në Molina de Aragon dhe në Teruel – nata më e ftohtë e Spanjës për të paktën 20 vjet.

Bora e thellë e shkaktuar nga Stuhia Filomena është kthyer në akull, duke prishur kështu edhe transportin.

116444084 b0f73f9e 18b4 4fe1 a760 1e6c2d3bdfe7

Kjo reflektoi me një sasi të jashtëzakonshme bore dhe akulli për Spanjën, ku dimrat zakonisht janë mjaft të butë. /Telegrafi/

116442993 mediaitem116442991