Marcelo Brozovic do të jetë në skuadrën e Interit për përballjen me Eintracht Frankfurt të enjten, por Kwadwo Asamoah dhe Lautaro Martinez janë të pezulluar.

Brozovic kishte  një dëmtim në kofshë, por do të jetë gati për ndeshjen.

Në anën tjetër Asamoah dhe Martinez duhet të pushojnë shkaku i kartonëve.

GettyImages 1134902353 Inter. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)

Ndeshja e parë kundër Frankfurtit, ishte mbyllur 0-0.

Keita Balde Diao është gati dhe pritet të luajë, ndërsa Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan mbeten jashtë.

Miranda ka nevojë ende për më shumë kohë që të rikuperohet nga operacioni i hundës.

GettyImages 1134904983 Pamje nga ndeshja . (Photo by Maja Hitij/Getty Images)

Megjithatë, Milan Skriniar dhe Danilo D'Ambrosio do të jenë të pranishëm, sikurse edhe Matias Vecino që është kthyer nga suspendim. /Telegrafi/


Skuadra e Interit:  Handanovic, Padelli, Berni; De Vrij, Ranocchia, Cedric, D'Ambrosio, Skriniar, Zappa; Vecino, Valero, Gavioli, Perisic, Schiro, Brozovic, Keita; Politano, Merola, Esposito, Candreva.
telegrafi sport app