LAJMI I FUNDIT:

Spahiu: Beogradi e ka viktimizuar Ivanoviqin që të përfitojë procese tjera (Video)

Spahiu: Beogradi e ka viktimizuar Ivanoviqin që të përfitojë procese tjera (Video)

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu në një intervistë për Telegrafin me gazetar Muhamet Hajrullahu, ka folur për çështjen e vrasjes së politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviq.

Spahiu tha se Beogradi e ka viktimizuar Oliver Ivanoviqin në mënyrë që të përfitojë procese tjera, mirëpo sipas tij, rezultatet e pritshmërisë së tyre janë të kundërta.


“Rezultatet e vrasjes së Oliverit mund të jenë krejt të kundërta nga ato që kanë pritur porositësit e vrasësit së tij. Kjo ka ndodhur sepse Oliveri është konsideruar kundërshtar politik i Aleksander Vuçiq. Beogradi ka vendos me viktimizu Oliverin në mënyrë që të përfitojë procese tjera, si të zgjasë punën e dialogut, të zbehë imazhin e Kosovës për të treguar se institucionet e Kosovës janë të brishta. E gjithë kjo mori faktorësh ka bërë që Serbia ta eliminojë atë”, ka thënë Spahiu.

Ai po ashtu tha se serbët në Mitrovicë dhe gjithandej Kosovës janë të frikësuar pas kësaj vrasje.

“Pavarësisht mendimeve të shqiptarëve se çfarë ka bërë Oliveri në luftë,  serbët e Kosovës e shikojnë si njeriun e Kosovës që ka bërë gjithçka për ta. Kjo vrasje për serbët e Kosovës është sikur të vritet Jezus Krishti”, u shpreh tutje Spahiu.

Sipas tij, atentati i Oliverit është bërë që të krijohet ndasi në mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Por unë po shoh afrimin mes komunitetit shqiptarë dhe serb. Po shoh që serbët janë duke thënë që se kanë vrarë shqiptarët por serbët”, u shpreh tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori