S’paguajnë tatim në institucionet e Kosovës – evazioni fiskal në veri të vendit shkon mbi 80 për qind
Ende shiten produkte pa u tatimuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në veri të Kosovës. Evazioni fiskal në veri të vendit ka arrit mbi 80 për qind, ngase bizneset dhe qytetarët në atë pjesë të vendit nuk po i paguajnë tatimet institucioneve të Republikës së Kosovës. Drejtues të ATK-së thonë se informaliteti në atë pjesë është sfidues.
Nënkryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Arsim Selmonmusaj thotë për KosovaPress se as inspektorët e Administratës Tatimore nuk po operojnë në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës, e që kjo ka ndikuar që shkalla e evazionit fiskal të jetë mjaft e lartë.
Selmonmusaj i ka bërë thirrje Qeverisë dhe ATK-së që të aktivizohen dhe të mos lejojnë që të sfidohen nga disa biznese, por të trajtohen të gjitha bizneset barabartë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ai thotë se pikë e parë, bizneset në veri nuk janë të pajisura me arka fiskale dhe nuk kanë kurrfarë evidence nga inspektorati për të evidentuar qarkullimin e mallrave. Po ashtu, sipas tij edhe importi që bëhet nga Serbia në pjesën veriore është i pa menaxhueshëm.
“Evazioni fiskal në atë pjesë ka shumë. Në pjesën veriore dominon diku mbi 80 përqind, ku veprimtaritë e bizneseve ku operojnë veri dhe në për të gjitha enklavat ka një evazion fiskal dhe është i pa menaxhueshëm nga institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës. Mund të themi se është duke i sfiduar të gjitha institucionet…(pjesa e fundit)ATK nuk ka të dhëna, sepse nuk operojnë atje dhe nuk kanë ekipë që mund të kenë shtrirje të menaxhimit të tatimit apo inkasimit të tatimeve në bazë të qarkullimit që e bëjnë”, thotë Selmonmusaj.
Drejtori i Departamentit të Administratës së Financave në Odën Ekonomike të Kosovës, njëherësh koordinator i Njësisë Rajonale të Mitrovicës, Rrustem Abiti në një deklaratë për KosovaPress thotë se llogaritet që biznese aktive në pjesën veriore të Kosovës janë një mijë e 200 biznese, ndërsa shumë biznese të cilat funksionojnë në forma ilegale, përveç që nuk ia paguajnë tatimet ATK-së, iu përgjigjen institucioneve të Serbisë.
“Çështja e invazionit fiskal nuk është vetëm në importin e mallrave, të gjitha poret jetësore të mundshme invazive, të çështjeve tatimore janë në pjesën veriore. Duke filluar nga mos pagesa e energjisë elektrike, shfrytëzimi i ujit, kontributet sociale, tatimet në paga, në mbledhjen e mbeturinave dhe të gjitha aktivitetet tjera jetësore të cilave ata nuk i përgjigjen…Çështja e prezencës së institucioneve kosovare në pjesën e veriut është në pikat legale kufitare. Ka kontrolle të herëpashershme, por nuk janë të rregullta”, thotë Abiti.
Se akoma shiten produkte pa u tatimuar nga Administrata Tatimore e Kosovës në veri të Kosovës, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj thotë për KosovaPress që kjo ndërlidhet me evazion fiskal, sikur që ndodhë kjo dukuri në të tërë botën.
Murtezaj thotë se synojnë që të zhvillojnë autoritetin e tyre dhe t’ia pamundësojnë të gjithë tatimpaguesve që mos të veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.
“Ajo mund të ndërlidhet me evazion fiskal, në gjithë botën ka. Ndoshta, ne mundemi me thënë që ne këtë dukuri duhet ta luftojmë sa më shumë që mos të lejojmë që në masë të madhe të jetë ajo dukuri e shfaqur. Janë 1097 tatimpagues që deklarojnë dhe paguajnë, por synimet tona janë që të zhvillojmë autoritetin tonë dhe t’ia pamundësojmë të gjithë tatimpaguesve që mos të veprojnë në shpërputhje me kërkesat ligjore. Pra, secili t’i paguaj detyrimet e tij. 20 punonjës të ATK janë të punësuar në regjionin Mitrovicës së veriut nga komuniteti serb”, thotë Murtezaj.
Ndërsa, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress se biznese të ndryshme në veri të Mitrovicës janë zënë gjatë tentim kontrabandimit, përmes rrugëve malore, si nga pjesa veriore, ashtu edhe nga pjesë të tjera.
“Dogana punon me të gjitha bizneset në Kosovë, por rreth 95 përqind të bizneseve janë të rregullta, të cilat importet e tyre i kryejnë në mënyrë ligjore. Normalisht kemi raste që edhe biznese të ndryshme janë kapur gjatë tentim kontrabandimit(në veri)… të cilët tentojnë të kontrabandojnë sasi të mallrave përmes rrugëve malore, si nga pjesa veriore, ashtu edhe nga pjesë të tjera”, thotë Stavileci.
Ndryshe, funksionimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në pjesë veriore është i brishtë dhe sfidues për pjesën veriore që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Në mesin e 25 shteteve konkurruese “Zgatar Electronics” fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën