LAJMI I FUNDIT:

SpaceX po blen kompaninë e prodhimit të parashutave për misione hapësinore

SpaceX po blen kompaninë e prodhimit të parashutave për misione hapësinore

SpaceX po blen një kompani për prodhimin e parashutave të cilat përdoren për misione hapësinore.

Prodhuesi i anijeve kozmike në pronësi të Elon Musk po blen Pioneer Aerospace i cili prodhon parashuta për raketa, transmeton Telegrafi.


Sipas një dosje falimentimi në Florida, SpaceX do të paguajë 2.2 milionë dollarë për Pioneer – kompania mëmë e të cilit kohët e fundit bëri kërkesë për falimentim.

Është një blerje e rrallë për SpaceX dhe e para që kur pagoi 524 milionë dollarë për startupin satelitor Swarm në vitin 2021, në një lëvizje që zgjeroi rrjetin e saj satelitor Starlink.

Pioneer, i themeluar në vitin 1938, ka siguruar parashuta për një numër misionesh të SpaceX dhe NASA-s. /Telegrafi/