LAJMI I FUNDIT:

Sot zhvillohen shumë ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja te ‘grupi i vdekjes’

Sot zhvillohen shumë ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja te ‘grupi i vdekjes’

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e pesta të disa prej grupeve në Ligën e Kampionëve dhe aty mund të dihen disa skuadra të reja që sigurojnë kalimin në raundin tjetër.

Pas emocioneve të ofruara në mbrëmjen e së martës, Liga e Kampionëve është gati edhe për emocionet e ditës së mërkurë.

Padyshim se vëmendja kryesore është në Grupin C, i cilësuar si ‘grupi i vdekjes’, ku Interi dhe Barcelona kërkojnë t’i bashkohen Bayern Munichut të kualifikuar në raundin tjetër.


Interi luan në shtëpi ndaj Plzenit në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 18:45 dhe një fitore do ta kualifikohet tutje, kështu që Barcelonës nuk do t’i kryente punë asnjë rezultat ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e orës në 21:00 në Camp Nou.

Nëse Interi dështon të fitojë, atëherë gjithçka do të vendosej në ndeshjen e fundit, por përsëri me Nerazzurrët që do ta kishin fatin në duart e veta, shkaku i rezultateve pozitive në ndeshjet e ndërsjella ndaj Barcelonës.

Liverpooli do ta kërkoj kualifikimin me një fitore në udhëtim te Ajaxi nga ora 21:00, ashtu sikurse Tottenham Hotspur që mund ta sigurojë kualifikimin me fitore në shtëpi ndaj Sporting Lisbonës.

Ndeshje interesante priten të jenë edhe ato në grupin B, mes Atletico Madrid-Bayer Leverkusen dhe Club Brugge-Porto, me vetëm belgët që kanë siguruar kualifikimin tashmë.

Më poshtë keni të gjitha ndeshjet e ditës së sotme dhe orarin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori