LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon Këshilli i Ministrave të OSBE-së në Shkup, pritet të merren vendime të rëndësishme

Sot vazhdon Këshilli i Ministrave të OSBE-së në Shkup, pritet të merren vendime të rëndësishme

Sot përfundon takimi ministror i OSBE-së i mbajtur në Shkup. Sipas rendit të ditës, sot do të mbahet seanca plenare përfundimtare, e më pas do të mbahet konferenca përfundimtare për media me kryesuesin, ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me përfaqësuesin e Maltës, i cili është kryetar i radhës i OSBE-së dhe Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar, ka pasur paralajmërime se e ardhmja e Organizatës mund të jetë në krizë, për shkak të pengesave të krijuara nga Moska, siç është buxheti vjetor i OSBE-së, por edhe mandati i katër pozicioneve të rëndësishme në OSBE – Sekretari i Përgjithshëm, Drejtori i ODIHR-it, Përfaqësues i lartë për pakicat kombëtare dhe Përfaqësues për lirinë e medias.


Mandati i tyre skadon më 4 dhjetor dhe ende nuk ka marrëveshje nëse dhe kush do t’i trashëgojë, për shkak të vërejtjeve të Rusisë dhe Bjellorusisë. Jozyrtarisht, sipas burimeve të “Sloboden Pechat”, sot duhet të merret vendim për këto katër pozita, por mandati i tyre mund të jetë tre, katër apo deri në gjashtë muaj.

Mesazhe nga Këshilli i Ministrave: OSBE është gjallë, vlera e saj është sa më shumë përdoret për tejkalimin e mosmarrëveshjeve
Lexo po ashtu Mesazhe nga Këshilli i Ministrave: OSBE është gjallë, vlera e saj është sa më shumë përdoret për tejkalimin e mosmarrëveshjeve

Për sot është paralajmëruar konferencë për media e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, e cila organizohet nga delegacioni rus dhe për të cilën ka interesim të madh nga gazetarët e akredituar pas takimit në Shkup.

Në ditën e fundit të takimit ministror do të mbahen tre aktivitete anësore me temën “Rinia dhe shoqëria civile”, “Bëhet fjalë për njerëzit – ndikimi i operacioneve në terren të OSBE-së në vitin 2023” dhe “Ruajtja e pluralizmit – siguria e grave gazetare”.

“A mund të më lini të qetë? Ju lutem!” – Lavrov nxehet keq në samitin e OSBE-s në Shkup
Lexo po ashtu “A mund të më lini të qetë? Ju lutem!” – Lavrov nxehet keq në samitin e OSBE-s në Shkup

Ndryshe, udhëheqësit evropianë dënuan dje agresionin rus kundër Ukrainës dhe shprehën mbështetje të fortë për popullin ukrainas, dhe disa prej tyre u larguan nga salla gjatë fjalimit të kreut të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili tha në fjalimin e tij se çfarë po ndodh aktualisht në OSBE nuk është mënyra e duhur për t’u marrë me çështjet e sigurisë evropiane. Para pjesëmarrësve të Këshillit të Ministrave, Lavrov theksoi se kryeqytetet perëndimore po veprojnë në atë mënyrë që të minojnë punën e OSBE-së.

Për shkak të ardhjes së Lavrovit në Shkup, ministrat e jashtëm të Ukrainës, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë dhe Polonisë anuluan pjesëmarrjen e tyre në Këshillin e Ministrave.

Në Këshillin Ministror marrin pjesë rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të OSBE-së dhe vendet partnere./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori