LAJMI I FUNDIT:

Mesazhe nga Këshilli i Ministrave: OSBE është gjallë, vlera e saj është sa më shumë përdoret për tejkalimin e mosmarrëveshjeve

Mesazhe nga Këshilli i Ministrave: OSBE është gjallë, vlera e saj është sa më shumë përdoret për tejkalimin e mosmarrëveshjeve

OSBE-ja është e gjallë, vlera e saj është sa më shumë përdoret për tejkalimin e mosmarrëveshjeve. Bllokada apo mosrespektimi i parimeve të Organizatës është kërcënim i drejtpërdrejtë për vlerat e saj themelore, për të cilat është angazhuar që nga viti 1975, janë mesazhet kryesore që u dërguan nga Këshilli Ministror i OSBE-së që u mbajt dje në Shkup.

Liderët evropianë dënuan agresionin rus kundër Ukrainës dhe shprehën mbështetje të fortë për popullin ukrainas, ndërsa disa prej tyre u larguan nga salla gjatë fjalimit të kreut të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili në fjalimin e tij tha se ajo që po ndodh aktualisht në OSBE nuk është mënyra e duhur se si duhet të trajtohen çështjet e sigurisë evropiane. Para pjesëmarrësve të Këshillit të Ministrave, Lavrov theksoi se kryeqytetet perëndimore po veprojnë në atë mënyrë që të minojnë punën e OSBE-së.


Për shkak të mbërritjes së Lavrovit në Shkup, ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë dhe Polonisë anuluan pjesëmarrjen e tyre në Këshillin e Ministrave, por delegacionet e vendeve si dhe disa nga ambasadorët e tyre në OSBE, megjithatë, ishin pjesëmarrës në takim.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke hapur takimin, tha se vizioni i OSBE-së ssi një platformë për siguri bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse u testua seriozisht në realitet dhe u ndje më drejtpërdrejt nga qytetarët ukrainas.

“Agresioni ushtarak i Federatës Ruse kundër Ukrainës vazhdoi me intensitet të pandërprerë dhe me pasoja shkatërruese, duke konfirmuar pajustifikimin dhe padrejtësinë e tij”, tha Kovaçevski, duke shtuar se populli i Ukrainës meriton paqe, dhe se arritja e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme mbetet imperativ.

Shtoi se kjo luftë vazhdon t’i minojë edhe themelet e OSBE-së. Për këtë, si çështje e rëndësishme e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë, prioritet kryesor për kryesimin tonë ishte dhe mbetet që të sigurohet mbështetje thelbësore për Ukrainën dhe popullin e saj përgjatë dimensioneve të OSBE-së.

Sipas Kovaçevskit, fitoi diplomacia për marrëveshjen që Malta të jetë kryesuesja e radhës e Organizatës.

“Kjo nuk është absolutisht një fitore diplomatike e Rusisë, kjo është një fitore diplomatike për OSBE-në duke pasur parasysh se funksionimi i OSBE-së ishte vënë në pikëpyetje. Me këtë OSBE-ja do të vazhdojë të funksionojë, do të vazhdojë të jetë garantues i zhvillimit të proceseve demokratike dhe paqësore në Evropë”, tha Kovaçevski.

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani dërgoi “porosi të shpresës se nuk do ta humbasim takimin tonë me historinë, se do t’i përgjigjemi peshës së momentit dhe se do të sigurojmë të ardhme të parashikueshme dhe konstruktive për OSBE-në”.

“Do t’i përcjell tri porositë që OSBE-ja ka duruar dhe vazhdon të ofrojë. Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së në një vit lufte aktive me kërcënime të papara për sigurinë evropiane dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës ka shkelur të gjitha rregullat e Organizatës, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumente të tjera kyçe për sigurinë evropiane dhe të drejtat e njeriut. Lufta ka minuar besimin, dialogun dhe kapacitetin tonë për të ofruar, dhe mbi të gjitha ka shkatërruar jetën e njerëzve të thjeshtë, të drejtën e tyre për të jetuar të lirë, të përballur me frikën e luftës dhe kushtet e krijuara nga lufta. Në kuadër të OSBE-së, dialogu dhe bashkëpunimi u zëvendësuan nga përçarjet dhe polarizimi. Konsensusi, shpeshherë i instrumentalizuar për arritjen e qëllimeve politike kombëtare, në vend që t’i shërbejë interesit kolektiv, është kthyer në një armë që e bën të largët dhe të vështirë arritjen e qëllimeve praktike”, tha Osmani në fjalimin.

Ministrja gjermane e punëve të jashtme, Analena Berbock, theksoi se bashkëpunimi në OSBE duhet të forcohet edhe më tej, edhe pse Rusia ka vendosur pengesa të mëdha në rrugën e punës në një vit e gjysmë të fundit.

“Si asnjë organizatë tjetër, OSBE-ja qëndron për sigurinë e më shumë se 1,3 miliardë njerëzve, që do të thotë se ata duan të jetojnë së bashku në paqe dhe siguri dhe zhvillim të mirë ekonomik”, theksoi Berbok, duke theksuar se fakti që Rusia nuk arriti të shkatërrojë OSBE-në është një kontribut i rëndësishëm për rendin e paqes.

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov deklaroi se ajo që po ndodh aktualisht në Organizatë nuk është mënyra e duhur për të trajtuar çështjet e sigurisë evropiane. Ai theksoi para pjesëmarrësve të Këshillit të Ministrave se kryeqytetet perëndimore po veprojnë në atë mënyrë që të minojnë punën e OSBE-së.

“Ndarjet e kontinentit minojnë sigurinë e krijuar nga OSBE-ja dhe idenë e virtytshme mbi të cilën mbështetet procesi i Helsinkit”, tha Lavrov.

“Ndarjet e kontinentit minojnë sigurinë e krijuar nga OSBE-ja dhe idenë e virtytshme mbi të cilën mbështetet procesi i Helsinkit”, tha Lavrov.

Sipas Lavrovit, zhvillimet aktuale vënë në pikëpyetje funksionimin e OSBE-së si forum për zgjidhje objektive të problemeve globale dhe cenojnë parimin e të drejtave të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit.

Ai iu referua disa zhvillimeve në të kaluarën, duke theksuar se vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Ai ka theksuar se në vitin 1999 NATO ka kryer një agresion brutal ndaj Jugosllavisë, anëtare e OSBE-së dhe ka përmendur, siç tha ai, marrjen e Kosovës nga Serbia dhe shkeljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Lavrovit, Moldavia është viktima e radhës në luftën hibride të Perëndimit kundër Rusisë.

Ministri rus i Punëve të Jashtme menjëherë pas përfundimit të fjalimit u largua nga salla ku u mbajt takimi. Në margjinat e takimit ministror të OSBE-së në Shkup, Lavrov pati takime dypalëshe me shefat e diplomacisë së Armenisë dhe Hungarisë, Ararat Mirzojan dhe Peter Sijaro. Sergej Lavrov pati një takim edhe me shefin e diplomacisë austriake, Aleksander Shallenberg.

Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova njoftoi në rrjetin social Telegram se në tavolinat në sallën e takimeve të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të OSBE-së ka një manifestim të qartë të asaj për të cilën ka folur Sergej Lavrov në fjalimin e tij: nën presionin e SHBA-së, logjika e OSBE-së po zëvendësohet me ideologjinë agresive të NATO-s

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori