LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, që në opinion njihet si rasti “Monstra”.

Rasti udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë pesë të rinj maqedonas me burgim të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në muajin dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masa të kujdesit.

Pas shfuqizimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP-ja dhe lënda është kthyer në gjykim të sërishëm./Telegrafi/