Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur kjo javë parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Tri ditët e para të javës mbeten me kushte stabile meteorologjike, ndërsa nga e enjtja sërish do të ketë reshje shiu.


IHK për të martën ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të jenë 11– 14°C, ndërkaq temperaturat maksimale nga 27 deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–4 m/s. /Telegrafi/