LAJMI I FUNDIT:

Sot do të vaksinohen deputetët e Maqedonisë së Veriut

Sot do të vaksinohen deputetët e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Shëndetësisë, informon se sot në Sallën Sportive Boris Trajkovski do të vaksinohen deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Vaksinimi i deputetëve do të zhvillohet nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 18:00 pasdite.

Sipas Ministrisë, vaksinimi i deputetëve dhe punonjësve të Kuvendit është thelbësor për funksionimin normal të Shtëpisë ligjvënëse dhe miratimin e qetë të ligjeve në interes të qytetarëve. Më 14 prill, u vaksinuan shërbimet parlamentare.


“Që nga fillimi i imunizimit në vendin tonë, konform Strategjisë kombëtare, janë targetuar tre grupe kryesore me prioritet për të siguruar funksionimin e sistemit shëndetësor, për të mbrojtur njerëzit në rrezik më të lartë të sëmundjes, komplikimeve dhe vdekjes, si dhe të mirëmbahen shërbimet themelore në infrastrukturën kritike”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Në sallën “Boris Trajkovski është duke u zhvilluar vaksinimi i të rriturve të moshës 73 dhe 74 vjeç”, ndërsa në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin po vaksinohen njerëzit më të vjetër se 73 vjeç. Javën e ardhshme, me mbërritjen e dozave të reja të vaksinave, do të ketë një ndryshim në renditjen e përparësive dhe kalimin e grupeve me prioritet ose nën-prioritet nga një fazë e vaksinimit në një tjetër.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët të cilët dëshirojnë të vaksinohen të regjistrohen në “vakcinacija.mk”.