LAJMI I FUNDIT:

Sot të gjithë partitë e Maqedonisë në një tavolinë

Sot të gjithë partitë e Maqedonisë në një tavolinë

Flet lidershipi shqiptar në Maqedoni në një tryezë të përbashkët në Shkup. Tryeza mbahet më sot, në Hotel Bushi nga ora 15.00 njofton Telegrafi Maqedoni.

”Pesëmbëdhjetë vjet pas konfliktit të 2001-ës dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët në Maqedoni ende ballafaqohen me një sërë sfidash politike, socioekonomike dhe kulturore me peshë. Konturat e statusit të tyre politik kombëtar mbeten ende të padefinuara mirë, gjë që gjeneron cikle të vazhdueshme krizash në raport me shtetin e Maqedonisë si dhe tensione me popullatën maqedonase.


Veç kësaj, indikatorët e zhvillimit të potencialit njerëzor të shqiptarëve në Maqedoni mbeten po ashtu shumë nën nivel në raport me popullatën maqedonase.

Duke u nisur nga nevoja e krijimit të një hapësire demokratike të të kuptuarit më mirë të situatës aktuale, Albinfo.ch, platformë mediale e diasporës shqiptare, e involvuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit, synon të realizojë një debat me lidershipin politik shqiptar në Maqedoni, me qëllimin që të shqyrtohen rrugët se si të faktorizohen shqiptarët e Maqedonisë në vendimmarrjet politike me peshë dhe që u siguron atyre statusin politik që meritojnë në raport me peshën e tyre demografike.”(sic) thuhet në prezentimin e tryezës së përbashkët./Telegrafi/

Pjesmarrës janë Izet Mexhiti nga BDI, Bejtullah Demiri nga BESA, Ziadin Sela nga LR-PDSH, Muhamed Ismaili nga UNITETI ndërsa PDSH dhe RDK nuk i kanë caktuar pjesmarrësit. Debati organizohet dhe do të udhëhiqet nga Bashkim Iseni, përfaqësues i Albinfo.ch. Behlul Beqaj, Sadri Ramabaja, Nazim Rashidi dhe një asambleist nga Lëvizja Vetëvendosje do të flasin gjithashtu në këtë tryezë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori