0Shares

Sot në mesnatë skadon afati ligjor deri kur partitë politike në KSHZ duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetar dhe këshilltarë komunash, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisionet Komunale Zgjedhore më pas kanë afat 48 orë nga pranimi i listave, t’i vërtetojnë ato nëse janë dorëzuar sipas rregullave të ligjit zgjedhor.

Listat e vërtetuar më pas duhet të dorëzohen në KSHZ më së voni deri 16 shtator, për shkak të radhitjes së listave të kandidatëve.

Sipas afatit për çështje zgjedhore, shorti për radhitjen e kandidatëve duhet të mbahet më 18 shtator./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)