LAJMI I FUNDIT:

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit që ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

Lidhur me këtë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me anëtarët e Këshillit të Mbrojtjes së konsumatorit, do të mbajnë një takim në Prishtinë.


Ndryshe, 15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit që ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

Mbrojtja ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Më 15 mars 1962, presidenti i SHBA-së John F. Kennedy miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”. /Telegrafi/