LAJMI I FUNDIT:

“Sot qëndrojmë pranë tyre”: Ministria e Mbrojtjes së Izraelit kujton ndihmën që ua dhanë shqiptarët, kur ata kishin më së shumti nevojë

“Sot qëndrojmë pranë tyre”: Ministria e Mbrojtjes së Izraelit kujton ndihmën që ua dhanë shqiptarët, kur ata kishin më së shumti nevojë

Holokausti, i njohur gjithashtu si Shoah, ishte gjenocidi ndaj hebrenjve evropianë.

Midis 1941 dhe 1945, në të gjithë Evropën e pushtuar gjermane, Gjermania naziste dhe bashkëpunëtorët e saj vranë sistematikisht rreth gjashtë milionë hebrenj, rreth dy të tretat e popullsisë hebraike të Evropës.


Vrasjet u kryen masivisht; nga një politikë e shfarosjes përmes punës në kampe përqendrimi, në dhomat e gazit dhe në kampe shfarosjeje gjermane, kryesisht Aushvic, Bełżec, łammno, Majdanek, Sobibór dhe Treblinka në Poloninë e okupuar.

Gjatë holokaustit, shumë hebrenj u vranë, por edhe shumë prej tyre shpëtuan, kryesisht që ishin strehuar nga familje të huaja, e ndër to kishte edhe familje shqiptare, transmeton Telegrafi.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, përmes një videoje kanë përkujtuar ndihmën që ua dhanë shqiptarët kur i strehuan hebrenjtë në shtëpitë e tyre, për t’i shpëtuar nga gjenocidi.

Shumë njerëz shqiptarë u ngritën përballë nazistëve duke fshehur hebrenj në shtëpitë e tyre, duke i ushqyer nga tavolinat e tyre dhe duke ua kursyer jetën.

Madje Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë publikuar edhe një listë me emra shqiptarë të cilët janë ata që strehuan hebrenj në shtëpitë e tyre.

Ali Sheqer Pashkaj, strehoi një hebre në shtëpinë e tij

Destan dhe Lime Balla strehuan 3 vëllezër hebrenj

Besim dhe Aishe Kadiu strehuan 2 hebrenj grekë

Familja Frashëri që shpëtoi hebrenj nga Jugosllavia

Vëllezërit Hamid dhe Xhemal Veseli strehuan 2 familje hebreje

Sazan Hoxha me një foto të babait të tij, Nuro Hoxha strehuan 4 familje hebreje

Dhe siç shkruan në videon e publikuar, tani, 76 vjet më vonë, Izraeli ka një shans të vogël për të ndihmuar popullin e Shqipërisë.

Një tërmet me madhësi 6.4 të Rihterit tronditi Shqipërinë duke vrarë 51 njerëz, plagosur mijëra, dhe duke shkaktuar shkatërrim të gjerë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dërguan një delegacion ushtarësh në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

“Shqipëria qëndronte pranë popullit hebrenj në kohën kur ne kishim nevojë, dhe sot ne qëndrojmë pranë tyre”, thuhet ndër tjerash në videon e publikuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori