LAJMI I FUNDIT:

Protesta e opozitës në Tiranë, Berisha: Uragani po vjen

Protesta e opozitës në Tiranë, Berisha: Uragani po vjen

Të shtunën (11 shkurt), në orën 12:00 do të mbahet protesta e katërt kombëtare e thirrur nga i pari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha.

Berisha përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar “Uragani po vjen”.


Ndërkaq, protestuesit si fillim do të mblidhen në selinë e PD-së, më pas në sheshin “Skëndërbeu”, pastaj tek sheshi “Nënë Tereza”, për të vijuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo protestë është ndërmarr si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Protesta e opozitës në Tiranë, 1,500 policë do të jenë në terren, në ndihmë të tyre RENEA dhe FNSH
Lexo po ashtu Protesta e opozitës në Tiranë, 1,500 policë do të jenë në terren, në ndihmë të tyre RENEA dhe FNSH

Sakaq drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku të premten ka zhvilluar dhe një takim me drejtuesit e komisariateve të Tiranës, ku është vendosur se 1,500 forca policie do të jenë të pozicionuara në pikat e ndryshme të qytetit për mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Në ndihmë të efektivëve të policisë do të jenë dhe forcat RENEA dhe të FNSH-së.

Protesta e 11 shkurtit, Berisha paralajmëron policinë të mbajë qëndrim korrekt
Lexo po ashtu Protesta e 11 shkurtit, Berisha paralajmëron policinë të mbajë qëndrim korrekt

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, kishte deklaruar se më 11 shkurt do t’i nxjerrë të gjithë në protestë në Tiranë.

“Me ndjesitë dhe perceptimet që kam, informacionet që marr, Shqipëria do marshojë drejt Tiranës. Tirana e tërë do të derdhet në rrugë. Nuk ka gjë më të vështirë se të përcaktosh numrin, por do të jetë një det njerëzish që se ka parë kurrë ndonjëherë, pasi problematika për të cilën është thirrur kjo protestë çdo shqiptar”, kishte thënë Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori