LAJMI I FUNDIT:

Sot për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Sot për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Në Cineplexx, dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,90€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 23:00.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:

1) Tenet

I armatosur me vetëm një fjalë, Tenet, dhe duke luftuar për mbijetesën e të gjithë botës, një Protagonist udhëton nëpër një botë muzgu të spiunazhit ndërkombëtar në një mision që do të shpaloset në diçka përtej kohës reale.

Filmi me regji nga mjeshtri i kinemasë Christopher Nolan, i cili ngelet një nga filmbërësit modern më të njohur në botën e kinemasë. Filmat e tij kanë arkëtuar miliarda në arkat filmike, ndërsa filmi i tij I fundit Tenet, po shënon sukses të jashtëzakonshëm, duke marrë parasysh situatën pandemike në botë.

2) Mulan

Një vajzë e re kineze maskohet si një luftëtare mashkull në mënyrë që të shpëtojë babanë e saj. Remake i filmit të famshëm të animuar me të njëjtin titull.

3) The War with Grandpa

I mërzitur që i duhet të ndajë dhomën që do me gjyshin e tij, Peter vendos të shpallë luftë në një përpjekje për ta marrë atë përsëri.
Filmi vjen me regji nga Tim Hill, ndërsa në role vijnë emra të njohur nga bota e filmit, si Robert De Niro, Uma Thurman, Christopher Walken, etj.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe filmat familjarë si Sonic the Hedgehog si dhe filmi i animuar Onward, ndërsa fansat e filmave horror mund të argëtohen me filmin The Invisible Man, i cili mbetet një nga filmat më të mire të zhanrit horror të lansuar këtë vit.

Kinemaja sot nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu.

Artikull i sponzorizuar