LAJMI I FUNDIT:

Sot organizohet marsh protestues nga LSDM-ja

Sot organizohet marsh protestues nga LSDM-ja

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev para tre ditëve bëri thirrje deri te qytetarët e Maqedonisë që të marrin pjesë në marshin protestues më 11 tetor, gjegjësisht për ditën e sotshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimeve, marshi do të fillojë para hapësirave të PSP-së, në fillim të orës 14:00.


Ai i bëri thirrje sektorit civil, partive dhe intelektualëve që t’i bashkohen kësaj proteste për të filluar ndryshimet rrënjësore në Maqedoni dhe për të luftuar regjimin, e për të sjell demokracinë.

“Ju ftojmë më 11 tetor, të gjithë së bashku të unifikohemi për mesazh lirie. Aksioni qytetar vazhdon. Ne, qytetarët bëmë lidhje, do ta kthejmë jetën, do ta kthejmë lirinë. 11 tetori është simbol i betejës për liri, për mosbindje qytetare, kryengritje qytetare, për fitore. Për këtë arsye edhe marshi do të realizohet në këtë datë. Do të marshojmë për luftën kundër varfërisë, për rroga më të larta, për vende pune, për të rinjtë të cilët duan të mbeten në atdheun e tyre. Marshojmë për drejtësi dhe të drejta, për unifikim, marshojmë për zërin e qytetar”., tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Maqedonia sot e shënon sot 76-vjetorin nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe lufta nacional-çlirimtare.

Kryengritja e organizuar filloi në vitin 1941 kur luftëtarët e parë partizan të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, ndërsa ditën tjetër, më 12 tetor, u prononcuan edhe partizanët nga Aradha e Kumanovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Shëndetësi
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Lajme
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Lajme
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Lajme
Kalo në kategori