LAJMI I FUNDIT:

Ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që të premten, më 16 shkurt 2018, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo orë e mësimit në 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës i kushtohet sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


Ndryshe, në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës po shënohen një varg manifestimesh.