LAJMI I FUNDIT:

Sot numërohen votat me postë për kryetar të Dragashit

Sot numërohen votat me postë për kryetar të Dragashit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës gjatë ditës së sotme me disa pika të rendit të ditës.

Ndërkaq, po ashtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të numërohen votat e pranuara nga jashtë Kosovës të cilat i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga KQZ-ja.

Rendi i ditës:

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:

Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së:

Aktivitetet të ZRPPC-së:

Shqyrtim i rekomandimit për  refundim të Depozitave të Subjekteve Politike që kanë fituar së paku një (1) vend në zgjedhjet lokale në Republikën Kosovës dhe transferi i pjesës së mbetur në Buxhetin e Kosovës.

Shqyrtimi  i rekomandimit të ZRPPC-së në lidhje me pjesën e mbetur te 10% të Fondit për përkrahje të subjekteve politike.

Raport i Këshillave të KQZ-së

Këshilli për Çështje Ligjore:

Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandim për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Shqyrtimi i dhe miratimi i zëvendësimeve të  anëtarëve të Kuvendeve Komunale në, Prishtine, Junik, Hani Elezit, Gjakove, Kamenice dhe Skenderaj.

Të ndryshme. /Telegrafi/