LAJMI I FUNDIT:

Sot në Sofje nënshkruhet protokolli bilateral Maqedoni-Bullgari

Sot në Sofje nënshkruhet protokolli bilateral Maqedoni-Bullgari

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Teodora Gençovska dhe Bujar Osmani, sot në orën 10:00 do të nënshkruajnë një protokoll të posaçëm dypalësh mes dy vendeve, pasi do të mbahet një takim i komisionit ndërqeveritar për të finalizuar këtë dokument.

Dokumenti do të jetë pjesë e kornizës negociuese të Shkupit për anëtarësimin në BE dhe përmban masa për kurrikulat e historisë, gjuhës së urrejtjes dhe kulturës.


Me 68 vota “për”, Kuvendi i Maqedonisë dje i dha dritën jeshile Qeverisë që ta miratojë propozimin francez.

Vendimi kaloi me votat e LSDM-së në pushtet dhe partive shqiptare nga pushteti dhe opozita.

Me këtë procedurë, pasi Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë një protokoll dypalësh, mund të miratohet korniza negociuese e Maqedonisë me BE-në.

Megjithatë, në praktikë, konferenca e parë ndërqeveritare nuk do të jetë fillimi i vërtetë i negociatave mes Shkupit dhe Brukselit.

Kjo do të ndodhë vetëm kur autoritetet në Shkup të ndryshojnë Kushtetutën dhe të përfshijnë bullgarët në baza të barabarta me kombësitë e tjera, shkruajnë mediat bullgare.

Gjatë negociatave të ardhshme, Komisioni Evropian do të monitorojë nëse çështjet e fqinjësisë së mirë respektohen dhe Bullgaria do të mund të vërë veton në çdo kohë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori