LAJMI I FUNDIT:

Sot luhen dy ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll

Sot luhen dy ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll
Foto: basketbolli.com

Sot (e shtunë) do të zhvillohen dy ndeshje interesante, në kuadër të javës së 23-të, në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida kryesore zhvillohet të dielën mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, dy rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës.


Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në këtë përballje. Pejanët kanë 14 fitore e shtatë humbje, ndërsa prishtinasit 11 fitore dhe 11 humbje.

Në elitë këto dy skuadra janë ndeshur tri herë, ku dy fitore shënuan pejanët dhe një herë prishtinasit. Ndërkohë, verdhezinjtë i kanë eliminuar edhe për Kupë, shkruan FBK.

Takimi i parë i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Dritës dhe Rahovecit. Gjilanasit nuk kanë asnjë fitore në 22 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë, ndërkohë që Vreshtarët kanë tetë fitore e 13 humbje, duke qenë në formë shumë të mirë në takimet e fundit.

Të shtunën do të përballen Bashkimi me Golden Eagle Yllin.

Për prizrenasit është një sfidë shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh se ndodhen në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 13 humbje, për të synuar “Play-off”in, ndërkohë, që therandasit janë liderë me 16 fitore e pesë humbje.

Të dielën po ashtu zhvillohet edhe një sfidë interesante mes Prizrenit 16 dhe Trepçës.

Prizrenasit kanë 13 fitore e tetë humbje, ndërsa që mitrovicasit 15 fitore e shtatë humbje.

Të dy skuadrat synojnë titullin dhe do të luajnë vetëm për fitore në këtë pjesë të rëndësishme të kampionatit.

Art Motion Superliga – Java 23:

E shtunë

17:00 Drita – Rahoveci

19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

E diel

17:00 Prizreni 16 – Trepça

19:00 Peja – Sigal Prishtina

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Real Madridi

Real Madridi "kërcënon" Mbappen para Kampionatit Evropian dhe Lojërave Olimpike

La Liga
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Kalo në kategori