LAJMI I FUNDIT:

Sot hapet linja e re për përpunimin e perimeve në Mamushë

Sot hapet linja e re për përpunimin e perimeve në Mamushë
Foto: Arkiv

BE-ja ka mbështetur kooperativën bujqësore në Mamushë me linjën e re për përpunimin e perimeve, e cila është dhënë në kuadër të projektit të granteve “Zhvillimi Ekonomik Bujqësor në Kosovën Jugore”, i zbatuar nga IPSIA me OJQ “Anadrini” dhe Komunën e Mamushës.

Granti i BE-së në vlerë rreth 400.000 euro për periudhën 24 mujore ka për qëllim të kontribuojë në konsolidimin e rajonit ekonomik të Jugut.


“Në të njëjtën kohë një gjë e tillë do të mbështesë rigjenerimin ekonomik dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik në rajonin jugor të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media. /Telegrafi/