Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami, mbrojtësit dhe të akuzuarit për sulmin në Kuvendin e Kosovës, sot do të thonë fjalët e tyre përfundimtare.
Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti, do të dalin sot gjatë ditës për herë të parafundit para trupit gjykues ku do të kenë mundësinë të kundërshtojnë akuzat që rëndojnë mbi ta.
Procesi gjyqësor i filluar me aktakuzën e ngritur dhjetorin e vitit të kaluar lidhur me sulmin me antitank ndaj Kuvendit të Kosovës në korrik të vitit të kaluar është njëri nga proceset më të përfolura gjyqësore në vend.
Prokuroria i akuzon aktivistët dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje se duke synuar që të pengojnë kalimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, sulmuan me antitank objektin më të rëndësishëm të vendit.
Të akuzuarit kategorikisht kanë mohuar akuzat duke i cilësuar montime akuzat ndaj tyre.
Pjesë e këtij procesi ishte edhe tani u ndjeri Astrir Dehari, i cili vdiq në rrethana ende të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Terroristët e sulmit në Banjskë enden të lirë, festojnë në Beograd me këngë nacionaliste
Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën minatori, një tjetri në gjendje të rëndë
Trafikoi “nusen” në Itali për prostitucion, “vjehrra” nga Berati dënohet me 17 vite burgim
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251