LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon shitja e biletave edhe në tetë qytete tjera

Sot fillon shitja e biletave edhe në tetë qytete tjera
Dardanët, gjithmonë pas Kosovës!

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se sot (e mërkurë) do të fillojë shitja e biletave edhe në tetë qytete tjera për ndeshjen miqësore mes Përfaqësueses së Kosovës ndaj Burkina Faso.

Kosova do të luajë miqësoren me Burkina Fason nesër (e enjte) me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri.


Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje të parë nën drejtimin e Alain Giresse dhe biletat veçse kanë filluar të shiten në dy pika në Prishtinë.

Por, FFK ka njoftuar tashmë zyrtarisht se biletat do të shiten sot edhe në tetë qytete tjera të Kosovës, duke filluar nga ora 13:00.

FFK njofton për datën kur nis shitja e biletave dhe çmimet e tyre për miqësoren Kosova – Burkina Faso
Lexo po ashtu FFK njofton për datën kur nis shitja e biletave dhe çmimet e tyre për miqësoren Kosova – Burkina Faso

Njoftimi pa ndërhyrje i FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, krahas dy pikave të shitjes së kompanisë “Artmotion” në Prishtinë, sot do të fillojë edhe në pikat e kësaj kompanie në 8 qytet tjera në: Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë dhe Prizren.

Shitja e biletave në këto qytete fillon në orën 13:00.

Miqësorja Kosovë-Burkina Faso, do të zhvillohet të enjten, më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori