LAJMI I FUNDIT:

Sot fillojnë gërmimet për varrezë masive tek ura e Ibrit

Sot fillojnë gërmimet për varrezë masive tek ura e Ibrit
Foto: Arkiv/Ilustrim

Sot do të fillojnë gërmimet në kërkim të varrezës masive afër lokacionit ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, Bajram Çerkini, kryetar i Këshillit koordinues të shoqatave për persona të pagjetur në rajonin e Mitrovicës.


Çerkini theksoi se për sigurinë e punimeve do të kujdesen të gjithë faktorët relevantë, duke përfshirë policinë, EULEX-in dhe KFOR-in, varësisht nga situata që do të krijohet, ndërsa ka apeluar tek familjarët që të mos dalin në vendngjarje gjatë punimeve.