LAJMI I FUNDIT:

Sot dalin para gjykatës të arrestuarit në aksionin e djeshëm për vilat në Brezovicë

Sot dalin para gjykatës të arrestuarit në aksionin e djeshëm për vilat në Brezovicë

Të arrestuarit e djeshëm për vilat në Brezovicë, do të dalin sot para gjykatës, ku pritet të merret vendim për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e përkohshme të lirisë.

Seanca gjyqësore pritet të filloj pas pak minutash. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zyrtarja ligjore në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Gentiana Hoxha.


“Seanca ende nuk ka filluar, pritet të filloj nga çasti në çast pasi që të arrijnë të gjitha palët”, tha Hoxha.

Në mesin e të arrestuarve në aksionin e djeshëm janë ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, drejtori i Urbanizmit në këtë komunë Dimitrije Raçiqeviq, e disa zyrtarë e pronarë biznesesh.

Dyshohet se ish kryetari i Shtërpcës përfitoi 1 milion euro nga lejet për ndërtimin e vilave – gjithçka nga aksioni i Policisë së Kosovës
Lexo po ashtu Dyshohet se ish kryetari i Shtërpcës përfitoi 1 milion euro nga lejet për ndërtimin e vilave – gjithçka nga aksioni i Policisë së Kosovës

Të dyshuarit u arrestuan në një operacion të nisur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, i cili u zbatua nga Policia e Kosovës nën koordinim e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti e keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, për ndërtimin e shtëpive dhe objekteve malore në Brezovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori