LAJMI I FUNDIT:

Sot bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së komandantit të KBO-së

Sot bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së komandantit të KBO-së

Në kasermën ‘Boro Menkov’ në Kumanovë sot do të mbahet pranim-dorëzimi i detyrës komandant i Komandës së bashkuar operative (KBO), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me dekret të komandantit suprem të forcave të armatosura dhe president i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, komandanti i deritanishëm i brigadës së parë mekanike këmbësorike, gjenerali brigadier, Vasko Gj. është emëruar përfaqësues i lartë i RM-së në selinë e NATO-s në Bruksel.


Në solemnitet do të marrin pjesë zëvendës shefi i SHM të ARM-së, gjenerali-majori Muhamed Racaj, gjeneralë të ARM-së, pëfaqësues të MB-së dhe Shtatmadhorisë së ARM-së, komandant të komandave dhe njësive të ARM-së dhe mysafirë të tjerë. /Telegrafi/