LAJMI I FUNDIT:

Sony do të vazhdojë të prodhojë smartfonë për shumë vite në vijim – dhe kjo “zbulohet” nga një kompani tjetër

Sony do të vazhdojë të prodhojë smartfonë për shumë vite në vijim – dhe kjo “zbulohet” nga një kompani tjetër

Sony ka prodhuar disa telefona inteligjentë tepër interesant kohët e fundit, por nuk ka shitur shumë prej tyre.

Natyrisht, kjo mund t’ju bëjë të pyesni veten nëse gjiganti japonez i elektronikës do të vendoste në një moment të shkurtojë humbjet e tij dhe të largohej krejtësisht nga biznesi i smartfonëve, duke ndjekur hapat e LG dhe HTC.


Por përgjigja është jo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, Sony do të vazhdojë të prodhojë telefona inteligjentë Android për shumë vite në vijim.

Dhe zbulimi vjen nga Qualcomm.

Prodhuesi i çipave ka njoftuar në një deklaratë të re për shtyp se ka zgjeruar bashkëpunimin e tij me Sony për platformat Snapdragon që fuqizojnë telefonat inteligjentë të ardhshëm të kompanisë japoneze.

Kjo thuhet të jetë një marrëveshje “shumëvjeçare” dhe mbulon pajisjet premium, të nivelit të lartë dhe të nivelit të mesëm. /Telegrafi/