LAJMI I FUNDIT:

Sony po zhvillon telefonin premium me procesorin më të ri, Snapdragon 865

Sony po zhvillon telefonin premium me procesorin më të ri, Snapdragon 865

Qualcomm Snapdragon 855 ishte procesori i fundit nga kompania për këtë vit, dhe u përmirësua paksa me Snapdragon 855 Plus, por krijuesi i çipave pritet që të lansojë së shpejti procesorin e tyre të gjeneratës së ardhshme, me gjasë të quajtur “Snapdragon 865”. 


Sony dyshohet se tashmë po zhvillon një telefon premium të bazuar në këtë SoC të ardhshëm, sipas raporteve nga Japonia.

Procesori, me emrin e koduar SM8250, u pa në një përshkrim në serverin e shpërndarjes të Sony. 

Sa për thashethemet në lidhje me këtë procesor, GSMArena vëren se me shumë mundësi do të shohim një version me një modem të integruar 5G, si Kirin 990 brenda Mate 30 Pro, dhe një variant 4G.

Nëse e kaluara është ndonjë tregues, duhet të presim që kjo pajisje e veçantë Xperia me çipin e ri Snapdragon 865 të shpallet në ose afër, MWC 2020 të ardhshëm në Barcelona. /Telegrafi/