Sony me tablet gjatë verës

Për momentin, nuk janë dhënë detaje lidhur me karakteristikat e këtij tableti të cilin do ta lansojë Sony, mirëpo ajo që pritet të përfshijë ky model është procesori Tegra 2 nga NVIDIA, ekranin e ndjeshëm në prekje me 9.4 inç, si dhe rezolucion me 1280 x 800 piksel.
Për më shumë, ajo që pritet nga tableti i ri Android i kompanisë Sony, është edhe lidhja dhe mundësia e integrimit me konsolën Play Station 3, njësoj siç e bën sot Microsoft, me konsolën e saj Xbox 360 dhe telefonat mobil që bazohen në Windows Phone 7. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
20/04/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































