Telegrafi edhe më herët pati raportuar për këtë model të telefonit, për të cilin thuhej se së shpejti do të vijë në Evropë, mirëpo tani është kuptuar se arsyet e vonesës kanë qenë pikërisht disa testime dhe përmirësime në të cilat kishte nevojë të intervenohej.


SEXPL

Modeli i bardhë i Xperia Play posedon ndërfaqen WVGA me rezolucion 480 x 854 piksel, procesorin 1GHz Qualcomm QSD8225, 512 RAM, 512 ROM, si dhe kamerën me 5.1MP, e cila vjen me auto-fokus, dhe ndriçues të integruar.
Për më shumë, Sony Ericsson Xperia Play posedon edhe lidhjen për WiFi, Bluetooth, A-GPS, mikroUSB, si dhe portin 3.5mm për audio.
Sony Ericsson Xperia Play mbështetet në Google Android 2.3 Gingerbread, ndërsa ofron edhe mundësinë për geo-tagging, stabilizim të fotografisë, dhe portin për mikroSD e cila mund ta rrisë memorien e telefonit për 8GB shtesë. / Telegrafi /