Sony e prezanton Xperia Z4 në mënyrë të fshehtë

Por, kjo nuk i ka ndaluar thashethemet për Xperia Z4, për të cilin thuhet se Sony e ka prezantuar në mënyrë sekrete në CES.
Në fakt, sipas @Ricciolo1, agjentit të vetëquajtur sekret për rrjedhjet nga teknologjia, thuhet se Sony e ka bërë prezantimin e telefonit të saj më të ri tek një grup i kufizuar i njerëzve, prapa dyerve të mbyllura.
Edhe pse detaje të tjera nuk janë dhënë lidhur me Xperia Z4, TechRadar thotë se @Ricciolo1 edhe në të kaluarën ka zbuluar informacione të sakta lidhur me pajisjet e kompanisë Sony. (Telegrafi)
Nga
Telegrafi
07/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































