LAJMI I FUNDIT:

Sonte përfundon afati për dekretimin e Ligjit për Paga nga Presidenti

Sonte përfundon afati për dekretimin e Ligjit për Paga nga Presidenti

Përderisa kanë mbetur edhe pak minuta deri në përfundimin e afatit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk ka vendosur nëse do ta dekretojë apo jo Ligjin për Pagat.

Deri më tani nga Kuvendi i Kosovës ende nuk e kanë konfirmuar nëse Ligji për Paga është dekretuar, apo është kthyer në Kuvend.


Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, nëse presidenti nuk merr asnjë vendim për 8 ditë, atëherë Ligji llogaritet i shpallur dhe publikohet në Gazetën Zyrtare, transmeton Telegrafi.

“Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare”, thuhet në Kushtetutën e Kosovës.

Në bazë të këtij Ligji, nëse presidenti vendos ta kthej prapa Ligjin, atëherë ai duhet të tregojë edhe arsyet.

“Nëse Presidenti i Republikës e kthen ligjin në Kuvend, ai/ajo duhet të theksojë arsyet e kthimit të ligjit. Presidenti i Republikës së Kosovës të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, mund ta ushtrojë vetëm një herë”, thuhet në Kushtetutë.

Ditë më parë, këshilltari i presidentit, Ardian Arifaj kishte thënë se Thaçi po e shqyrton mundësinë që Ligjin ta kthejë përsëri në Kuvend.

Deri më tani pakënaqësi për këtë Ligj kanë shprehur disa sindikata të punëtorëve.

Vërejtje kanë pasur Sindikata e Shërbyesve Civilë, kontrollorët ajrorë, punëtorët e RTK-së, dhe një numër i mësimdhënësve nga SBASHK-u.

Ligji për Paga ishte miratuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, me 62 vota për. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori