LAJMI I FUNDIT:

Sonte arrijnë katër kosovarët që u evakuuan nga Afganistani

Sonte arrijnë katër kosovarët që u evakuuan nga Afganistani

Katër shtetasit e Kosovës që janë evakuuar nga Afganistani pritet të arrijnë sonte në Kosovë.

Kthimin e tyre në Kosovë e ka mundësuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kurse Telegrafi mëson se ata do të arrijnë në Kosovë në orët e mbrëmjes.


Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kishte bërë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar.

Në njoftimin për media thuhet se që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Kosova do të pranojë refugjatë nga Afganistani, dhe se procedurat për strehimin e tyre kanë filluar para një muaji.

“Qytetarët kudo në botë jo vetëm që e meritojnë por edhe iu takon demokracia, liritë dhe të drejtat, dhe ne shpresojmë dhe urojmë më të mirën për qytetarët e Afganistanit. Në anën tjetër, ka një muaj që Qeveria e Kosovës është në kontakt me SHBA-në, për të përgatitur në aspektin organizativ, strehimin dhe mbrojtjen e një numri refugjatëve të Afganistanit. Ne jemi shtet serioz, këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe më shumë suksese, pasi çështja e tyre është e dhimbshme dhe ndjeshme e sigurisë”, deklaroi Kurti.

Afganistani është bërë kryelajm i mediave botërore, kjo për faktin se talibanët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin – Kabulin.

E kjo bëri që shumë diplomatë dhe punonjës të ambasadave të huaja të fillojnë procesin e evakuimit, nga frika se mund ta pësojnë me jetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori