Soni Malaj merr vëmendjen me fotografitë e reja në bikini, duke ekspozuar linjat e tonifikuara të trupit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, apo aktivitetet profesionale.
Së fundmi, këngëtarja me origjinë tropojane ka publikuar për fansat disa fotografi atraktive me bikini.

Nën filtrat bardhë e zi, këngëtarja e hitit “Ndarje” theksoi linjat e saj të tonifikuara të trupit në këto imazhe.
“Një atmosferë si në parajsë”, shkroi Malaj në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar.

Soni është shumë e përkushtuar në palestër, me çka edhe ka arritur që të ketë një rezultat të mirë në trupin e saj. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/09/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































