LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: 67% e respodentëve mendojnë se Kurti paraqiti më së miri interesat e Kosovës në dialog

Sondazhi nga Pyper: 67% e respodentëve mendojnë se Kurti paraqiti më së miri interesat e Kosovës në dialog

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për procesin e dialogut në Bruksel dhe takimin Kurti-Vuçiq.


Mbi 67% e respodentëve mendojnë se Kurti në Bruksel paraqiti më së miri interesat e Kosovës. Mbi 13% nuk e mendojnë se paraqitja e Kurtit ishte e mirë. Derisa 19% nuk kanë opinion.

Vetëm 25% e respodentëve mendojnë se Brenda këtij viti mund të ketë marrëveshje finale Kosovë-Serbi. Rreth 48% nuk presion marrëveshje gjatë këtij viti. Rreth 31% nuk kanë opinion për këtë pyetje.

Rreth 46% e respodentëve presin që takimi i radhës Kosovë-Serbi do të jetë më produktiv se ky që u mbajt sot. 23% nuk presin se do të ketë progres në takimin e radhës. Derisa rreth 31% nuk kanë opinion për këtë temë.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.