LAJMI I FUNDIT:

Sondazh: A do të ketë zgjedhje të reja parlamentare në vitin 2024?

Sondazh: A do të ketë zgjedhje të reja parlamentare në vitin 2024?

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti po vazhdon të kundërshtohet nga partitë politike opozitare, të cilat edhe konsiderojnë se viti 2024 është mundësi për zgjedhje të reja parlamentare.

Por, një mendim të tillë nga e ka shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, i cili shpesh në fjalimet e tij drejtuar masës thekson se Qeveria aktuale është më e mira që ka pasur ndonjëherë vendi, duke e quajtur transparente, dhe e cila vazhdon të luftojë krimin, korrupsion e dukuritë tjera negative, transmeton Telegrafi.


Ndërsa në anën tjetër, partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK derisa akuzojnë qeverinë Kurti për efektivitetet përmendin edhe sanksionet që ndërkombëtarët i kanë vendosur Kosovës si pasojë e qeverisjes së LVV-së.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare (LDK) Lumir Abdixhiku në vazhdimësi po njofton për takimet që po zhvillon me strukturat e partisë, derisa shton se “koha e LDK-së po vjen”.

“Rruga e Re është zgjidhja! Le të flasim për zhvillim”, ka thënë së fundi kreu i LDK-së.


Zgjedhje të reja parlamentare kanë kërkuar edhe në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një deklaratë për media kishte thënë se viti 2023 ka qenë “vit i humbjeve për Kosovën në çdo aspekt, dhe e keqja më e madhe që Qeveria Kurti ia ka sjellë vendit është pranimi i draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që përmban kompetenca të qarta ekzekutive”.

Krahas thirrjeve për zgjedhje, subjektet politike kanë nisur edhe të bëjnë koalicione parazgjedhore.

Koalicioni i parë i zyrtarizuar është ai në mes të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate.

Këto dy subjekte politike kanë lidhur koalicioni parazgjedhor para pak javësh.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ditë më parë tha se viti 2024 është vit zgjedhor, dhe se AAK është më e përgatitur se kurrë.

“Viti 2024 është vit zgjedhor, se AAK hyn më e përgatitur se kurrë. Aleanca do të jetë boshti politik i qytetarëve, subjekteve tjera politike, të koalicioneve të ndryshme në mënyrë që me ja dhënë vendimin e duhur kurdo që të mbahen zgjedhjet”, tha Tahiri.

Kujtojmë se, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje kishte marrë besimin e 67 deputetëve të Kuvendit të Kosovës para tri vitesh, ndërsa kundër tij kishin votuar 30 deputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori