LAJMI I FUNDIT:

Sondazh nga Pyper: Rënia e qeverisë konsiderohet të ketë dëmtuar imazhin e Kosovës

Sondazh nga Pyper: Rënia e qeverisë konsiderohet të ketë dëmtuar imazhin e Kosovës

Zhvillimet e fundit në sferën politike kanë ngjallur reagime të shumta vendore dhe ndërkombëtare. Andaj për të hetuar perceptimin rreth ngjarjeve të fundit nga vet qytetarët e Kosovës, Pyper ka organizuar një sondazh përmes një mostre jo të rastësishme me 1344 pjesëmarrës (të dhënat demografike mund t’i gjeni në fund të artikullit).

Të dhënat e sondazhit tregojnë se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve nuk janë ndjerë mirë rreth rënies së qeverisë. Më saktësisht 79.76% janë shprehur se janë ndjerë keq dhe po këta pjesëmarrës ndihen të zhgënjyer (43.45%), të shqetësuar (20.39%), të hidhëruar (10.34%) si dhe të pikëlluar (7.74%). Për dallim prej këtij grupi të pjesëmarrësve, disa janë ndjerë mirë (13.33%) rreth rënies së qeverisë dhe kjo ka ndikuar që ata të ndihen të lumtur (7.44%).


Po ashtu, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë vlerësuar se rënia e qeverisë ka pasur ndikim negativ, me fjalë tjera e ka dëmtuar imazhin e Kosovës në aspektin ndërkombëtar (75.45%), ndikon për të keq në tejkalimin e gjendjes emergjente të krijuar nga coronavirusi (62.13%), do të ndikoj negativisht në liberalizimin e vizave (52.16%) si dhe i ka dëmtuar raportet me Bashkimin Evropian (46.43%).

Ndërkaq sa i përket raporteve të Kosovës kundrejt SHBA, vërehet një shumëllojshmëri opinionesh. Pothuajse ¼ e pjesëmarrësve janë të mendimit se rënia e qeverisë nuk ka ndikuar në raportet Kosovë-SHBA. Mirëpo, përveç këtij aspekti neutral nuk ka munguar edhe mendimi se kjo në fakt i ka përmirësuar raportet Kosovë-SHBA (14.96%).

Sido që të jetë, sa i përket formimit të një qeverie të re, përderisa më shumë se gjysma e pjesëmarrësve (55.40%) besojnë se qeveria e re, pra qeveria pas qeverisë Kurti, do të formohet përmes zgjedhjeve, 15.26% besojnë se qeveria e re do të formohet pa zgjedhje pra përmes koalicionit mes partive. Si koalicionet më të mundshme janë konsideruar koalicioni LDK – Nisma – AAK – me pakica (38.83%), një qeveri gjithëpërfshirëse ku përfshihen të gjitha partitë politike (18.93%), si dhe LDK – PDK – me pakica (18.45%).

Për më kilikoni KËTU dhe mësoni më tepër rreth sondazheve tjera.

Gjinia e pjesëmarrësve:

Mashkull (49.48%)

Femër      (50.52%)

Mosha e pjesëmarrësve:

16-25       (54.46%)

26-35       (30.88%)

36-45       (9.30%)

46-62       (5.36%)

Komunat:

Deçan                                    0.82%

Dragash                 0.74%

Ferizaj                    6.40%

Fushë Kosovë     4.32%

Gjakovë                3.72%

Gjilan                     6.47%

Gllogoc                  5.21%

Hani i Elezit          0.15%

Istog                           1.79%

Junik                       0.07%

Kaçanik                 1.04%

Kamenicë             1.34%

Klinë                      1.64%

Kllokot                  0.07%

Lipjan                    3.65%

Malishevë            3.57%

Mitrovicë              5.28%

Obiliq                    1.26%

Pejë                        4.99%

Podujevë             5.65%

Prishtinë              18.08%

Prizren                   9.00%

Rahovec                3.27%

Shtime                   1.19%

Skenderaj            1.56%

Suharekë              2.68%

Viti                          1.86%

Vushtrri                 3.94%

Zubin Potok         0.22%