LAJMI I FUNDIT:

Sondazh interesant me basketbollistët e NBA-s: Prej lojtarit më të mirë i të gjitha kohërave e MVP i sezonit deri te trajneri i vitit

Sondazh interesant me basketbollistët e NBA-s: Prej lojtarit më të mirë i të gjitha kohërave e MVP i sezonit deri te trajneri i vitit

Michael Jordan ende është bindshëm si lojtari më i mirë i basketbollit të të gjitha kohërave. Të paktën kjo është ajo që mendojnë lojtarët e tanishëm të NBA-s që morën pjesë në sondazhin e The Athletic.

Sondazhi anonim u krye dy javë më parë ku morën pjesë basketbollistët e 30 ekipeve të ligës më të fortë të basketbollit në botë si dhe gazetarët për pikëpamjet e sezonit aktual. Në sondazh janë përfshirë më shumë se 120 lojtarë, të cilët nuk kanë pranuar të përgjigjen në të gjitha pyetjet e pyetësorit.


Në kategorinë e më të mirë të gjithë kohës bindshëm më i miri ishte Jordani me 73 për qind të votave, ndërsa LeBron James ka marrë vetëm 11.9 për qind.

Michael Jordan (Foto by Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Vendi i tretë shkoi për Kobe Bryant, i cili ishte idhulli i shumë lojtarëve të rinj ndërsa më pas vjen Kareem Abdul-Jabbar (1.7%), Magic Johnson dhe Allen Iverson (1%).

Ndryshe, MVP i sezonit është zgjedhur James Harden me 44.3 për qind përpara Giannis Antetokounmpo (38.9%).

Kush është MVP i sezonit?

1. James Harden (44.3%)
2. Giannis Antetokounmpo (38.9%)

Kush është mbrojtësi më i mirë i ligës?

1. Kawhi Leonard (30.3%)
2. Paul George (16.2%)

Kush është lojtari me teknikën më të mirë?

1. Kyrie Irving (77.1%)
2. Stephen Curry (7.4%)

Cilin lojtar do ta transferonit të parin?

1. Giannis Antetokounmpo (36.4%)
2. Anthony Davis (10.4%)

Kush është lojtari më i çmuar i ligës?

1. Draymond Green (17%)
1. Russell Westbrook (17%)

Kush është më i vlerësuari?

1. Jrue Holiday (16.3%)
2. Damian Lillard, Khris Middleton (6.8%)

Me kënd nuk do të donit të ballafaqoheshit?

1. James Johnson (43.8%)
2. Steven Adams (19%)

Cili lojtar përdor fjalë të ndyta në ndeshje?

1. Draymond Green (33.7%)
2. Patrick Beverley (15.4%)

Për cilin trajner dëshironi të luani?

1. Gregg Popovich (40.9%)
2. Brad Stevens (10%)

Cili trajner nuk do ta dëshironit në ekip?

1. Tom Thibodeau (34.6%)
2. Jim Boylen (21.1%)

Kush do të jetë kampion?

1. Golden State Warriors (79.5%)
2. Milwaukee Bucks (6.8%)

Kush është gjyqtari më i mirë?

1. Zach Zarba (21.4%)
2. Ken Mauer (14.2%)

Kush është gjyqtari më i keq?

1. Tony Brothers (24.5%)
2. Scott Foster (20.7%)

Ku do të luajë Kevin Durant sezonin e ardhshëm?

1. New York (63.3%)
2. Golden State (20.2%). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori